Artikull
Parashikimi i motit për 11 shkurtin 2026
Do të ngrohet, temperaturat ditore rriten me 2 deri në 5°
Martë 10 Shkurt 2026 19:35
Martë, 10 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Për Sofjen priten rreth minus 2°. Para mesditës vranësirat do të jenë të konsiderueshme, ndërsa mbi Bullgarinë Veriperëndimore dhe Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë vranësira të ulëta shtresore ose mjegull. Në lindje moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite edhe në gjysmën jugore të vendit vranësirat do të shpërndahen, duke kaluar në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 4 deri në 9°, më të ulëta në Bullgarinë Veriperëndimore, ku moti do të mbetet i vranët dhe me mjegull gjatë gjithë ditës. Në kryeqytet priten rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të shpërndara, ndërsa pasdite moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu–juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 7–9°. Temperatura e ujit të detit është nga 6 deri në 7°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 1–2 ballë.
Në male motido të jetë kryesisht i vranët.Në orët e mëngjesit, në disa zona perëndimore të Malit Stara Pllanina dhe në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të bjerë borë e lehtë, por do të ndalojë shpejt. Në lindje do të jetë pothuajse pa reshje. Në majat e maleve do të ketë mjegull. Pasdite vranësirat do të shpërndahen dhe do të zvogëlohen, mbi masivet e Bullgarisë Qendrore dhe Lindore – duke kaluar në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi–jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 4°, ndërsa në 2000 m – minus 2°.
Të enjten, pas një shpërndarjeje të përkohshme të vranësirave, ato përsëri do të bëhen të dendura. Nga jugu do të fillojnë reshje shiu, të cilat deri në mbrëmje do të përfshijnë Bullgarinë Jugore. Para mesditës në disa fusha do të ketë mjegull. Do të fryjë erë deri mesatare nga jug–juglindja dhe moti do të vazhdojë të ngrohet. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, ndërsa maksimalet – nga 8 deri në 13°, më të ulëta në rajonet veriperëndimore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova