LAJME

Artikull

Përdorim vetëm euron, por çmimet do të shënohen në euro dhe leva deri në gusht

Martë, 10 Shkurt 2026, 16:48

Përdorim vetëm euron, por çmimet do të shënohen në euro dhe leva deri në gusht

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Procesi i tërheqjes së levave dhe i vënies në qarkullim të kartëmonedhave dhe monedhave të euros po zhvillohet pa probleme, madje më mirë se pritshmëritë fillestare. Këtë e deklaroi Vlladimir Ivanov, kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat dhe Tregjet e Mallrave dhe kryetar i Qendrës Koordinuese pranë Mekanizmit të Euros. 

Që nga 1 shkurti 2026, euroja është mjeti i vetëm ligjor i pagesës në Bullgari. Megjithatë, deri më 8 gusht mbetet në fuqi detyrimi për shënimin e dyfishtë të çmimeve, theksoi ai. 

Sipas Bankës Kombëtare Bullgare, përvoja e vendeve anëtare që e kanë futur së fundmi euron tregon se detyrimi për shënim të dyfishtë ka ndihmuar në parandalimin e rritjes së çmimeve, duke u mundësuar konsumatorëve, tregtarëve dhe bizneseve të identifikojnë lehtësisht që i kanë rritur çmimet në mënyrë të padrejtë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva