LAJME

Artikull

Plovdiv pret konkursin ndërkombëtar të verës dhe pijeve “Vinarija”

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 05:05

Plovdiv pret konkursin ndërkombëtar të verës dhe pijeve “Vinarija”

FOTO: fair.bg

Madhësia e shkronjave

Rreth 200 mostra janë dorëzuar për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar të Degustimit të Verërave dhe Pijeve Alkoolike “Vinarija” 2026, njoftuan organizatorët nga Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Ngjarja, e cila do të zhvillohet më 11 dhe 12 shkurt në Pallatin 7 të Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, është ndër forumet profesionale më prestigjioze në sektor, ndërsa një juri ndërkombëtare e përbërë nga enologë, degustatorë, somelierë dhe tregtarë të njohur do të vlerësojë verërat dhe pijet më të mira.

Prodhues nga Bullgaria, Italia, Greqia, Çekia, Ukraina dhe Moldavia konkurrojnë për çmimin më të lartë – statujën “Ritoni i Artë”, e cila do të dorëzohet më 18 shkurt 2026, në orën 17:30, në sallën “Plovdiv”, në Qendrën e Kongreseve.

 

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva