MUZIKË

Artikull

Veniamin realizon ëndrrën e tij me këngën e re “Rano moja”

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 06:05

Veniamin realizon ëndrrën e tij me këngën e re “Rano moja”

FOTO: @VENIAMIN.D

Madhësia e shkronjave

Një djalë nga Burgasi, rruga e të cilit nis nga deti – kështu e përshkruan veten Veniamin. Ai tregon se që i vogël ka ndier se jeta e tij do të lidhej kryesisht me muzikën.

E njohim Veniamin nga pjesëmarrja e tij në disa formate muzikore televizive, dhe së fundmi e pamë dhe e dëgjuam edhe në përzgjedhjen kombëtare të Bullgarisë për Eurovizion. Përveç si interpretues, ai është edhe pjesëmarrës aktiv në procesin e krijimit të këngëve.

FOTO: Facebook/Veniamin Dimitrov

Fillimi është para dy vitesh, kur Veniamin Dimitrov nisi të publikojë në rrjetet sociale coverversione të këngëve në anglisht, duke i përkthyer në gjuhën bullgare. Reagimet ishin aq të mira, sa i dhanë vetëbesim të shkruajë këngë të veta.

Viti 2026 është shumë i rëndësishëm për Veniamin, sepse e presin ngjarje kyçe për çdo muzikant – albumi i tij debutues solo, i cili do të prezantohet me një koncert të madh më 29 prill në Sofje. Përveç këngëve tashmë të publikuara, albumi do të përfshijë edhe shtatë këngë të reja. Mes tyre është edhe singëlli aktual “Rano moja” ("O plagë ime"), i krijuar së bashku me ekipin e njohur grek të producentëve ARCADE dhe me Elizabet Zaharievën, bashkautore e tekstit. Për Veniamin, kjo këngë është një ëndërr e realizuar, dhe ai e thotë hapur se deri tani “Rano moja” është kënga e tij e preferuar që ka publikuar.


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva