Artikull
Mërkurë 11 Shkurt 2026 09:18
Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 09:18
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Krijues dhe organizata kulturore nga vendi dhe jashtë tij mund të përfshihen në përgatitjen e Burgasit për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032 përmes nismës së re “Magazia 32 – depo e ideve”. Kjo është thirrja e parë e hapur për mbledhjen e projekteve që do të përfshihen në librin e aplikimit të qytetit. Qëllimi është që, përmes propozimeve inovative dhe të qëndrueshme, Burgasi të afirmohet si një qendër moderne evropiane e kulturës, thanë në një konferencë për shtyp nga Fondacioni i sapokrijuar “Burgas 2032”, ku merr pjesë edhe bashkia. Aplikimi është plotësisht i digjitalizuar përmes faqes së fondacionit, ndërsa afati përfundimtar për paraqitjen e ideve është 5 maji. Projektet do të vlerësohen deri më 15 qershor nga një grup ekspertësh sipas kritereve të kreativitetit, qëndrueshmërisë dhe dimensionit evropian.
Jozyrtarisht, ambicie për pjesëmarrje të mundshme në konkurrencën për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032 nga Bullgaria kanë shprehur edhe Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Ruse dhe Varna.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova