LAJME

Artikull

Për herë të parë një rajon bullgar kryeson renditjen për rritjen e PBB-së në BE

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 09:48

Për herë të parë një rajon bullgar kryeson renditjen për rritjen e PBB-së në BE

FOTO: Evrostat

Madhësia e shkronjave

Rajoni Jugor Qendror, një nga 6 rajonet e planifikimit në Bullgari, shënoi rritjen më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) real në BE gjatë vitit 2024, njoftoi Eurostat. Në vitin 2024, PBB-ja reale e Rajonit Jugor Qendror u rrit me 11,6 për qind krahasuar me vitin 2023. Rajoni përfshin qarqet e qyteteve Plovdiv, Pazarxhik, Smoljan, Kërdxhali dhe Haskovo.

Rritja prej 11.6 për qind është më e madhja e regjistruar ndonjëherë nga ekonomia e Rajonit Jugor Qendror të Bullgarisë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2001. Gjithashtu, për herë të parë në vitin 2024, një rajon bullgar renditet i pari në Evropë për rritjen ekonomike.

Pas Rajonit Jugor Qendror në Bullgari, në vitin 2024 me rritjen më të madhe të PBB-së renditet rajoni irlandez Irlanda Lindore dhe Qendrore me 8.5 për qind. Në vendin e tretë është një tjetër rajon bullgar – Rajoni Verior Qendror me 8.4 për qind.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova