LAJME

Artikull

Mbretëria e Bashkuar zgjati licencën për punën me “Lukoil” në Bullgari

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 10:29

Mbretëria e Bashkuar zgjati licencën për punën me “Lukoil” në Bullgari

FOTO: REUTERS

Madhësia e shkronjave

Mbretëria e Bashkuar zgjati afatin e licencës së përgjithshme për filialet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari. Kjo u njoftua nga Zyra për Zbatimin e Sanksioneve Financiare pranë Ministrisë së Financave të Mbretërisë së Bashkuar, cituar nga qendra për shtyp e Ministrisë bullgare të Energjetikës. Licenca e përgjithshme përfshin kompanitë “Lukoil Bulgaria”, “Lukoil Neftohim Burgas”, “Lukoil Aviation Bulgaria” dhe “Lukoil – Bulgaria Bunker”. Licenca hyri në fuqi më 14 nëntor 2025 dhe, pas një sërë bisedimesh mes ministrit të energjetiës dhe partnerëve të huaj, afati u zgjat deri më 13 gusht 2026. Fillimisht, licenca ishte e vlefshme deri më 14 shkurt 2026.

Pritet që qeveria bullgare të arrijë të negociojë zgjatjen e licencës edhe me autoritetet e SHBA-së. Licenca aktuale skadon më 28 shkurt.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova