EKONOMI

Artikull

Lufta në Ukrainë dhe tkurrja e tregjeve të BE-së ulin eksportin bullgar

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 12:00

Lufta në Ukrainë dhe tkurrja e tregjeve të BE-së ulin eksportin bullgar

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Për të tretin vit radhazi, eksportet e Bullgarisë janë në rënie. Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi të dhënat për tregtinë e jashtme për vitin 2025, sipas të cilave kompanitë bullgare kanë eksportuar mallra në vlerë prej 83.9 miliardë leva (42.9 miliardë euro), që është 3.2% më pak krahasuar me vitin 2024. Në vitin 2024 rënia ishte 0.2%, ndërsa në vitin 2023 – 6.5%. Arsyeja kryesore është tkurrja e tregjeve të BE-së për shkak të luftës në Ukrainë.

Nga partnerët kryesorë tregtarë të vendit në BE, rënia më e madhe u shënua në eksportet drejt Gjermanisë dhe Italisë – me 7.5%. Me Francën ulja është 4.8%. Tregje të tjera të mëdha evropiane për Bullgarinë janë Greqia, ku pothuajse nuk ka ndryshim krahasuar me një vit më parë, dhe Rumania, ku shënohet rritje prej 5.3%. Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca përbëjnë 64.3% të eksporteve drejt vendeve anëtare të BE-së.

Sa i përket vendeve jashtë BE-së, eksportet e Bullgarisë u tkurrën me 2.2% në vitin 2025, duke arritur në 30 miliardë leva (15.34 miliardë euro).


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova