LAJME

Artikull

Për herë të parë, trena privatë në Bullgari pas 138 vitesh

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 13:32

Për herë të parë, trena privatë në Bullgari pas 138 vitesh

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit në dorëheqje, Grozdan Karaxhov, nënshkroi kontratat me operatorët fitues të konkursit për transportin hekurudhor të pasagjerëve në vend. Rajoni Perëndimor, që përbën 75% të trafikut në vend, i është besuar kompanisë shtetërore “BDZh – Transporti i Pasagjerëve”. Ndërsa për Rajonin Verior (14% e transportit) dhe Rajonin Jugor (11%), në vend të parë në konkurs u rendit kompania “Ivkoni Express”. Kontratat për tre lotet janë me afat 12-vjeçar dhe hyjnë në fuqi më 13 dhjetor 2026.

“Për herë të parë Bullgaria ka më shumë se një operator hekurudhor për pasagjerë dhe për herë të parë do të ketë edhe një operator privat”, tha Karaxhov. Ai shtoi se mbeten edhe dy hapa për të përmbushur plotësisht reformat në sektorin hekurudhor, të parashikuara në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Aktualisht në Parlament po shqyrtohet ligji për transportin hekurudhor dhe po punohet për vendosjen e një bilete të vetme elektronike.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova