Artikull
Parashikimi i motit për 12 shkurt 2026
Vala e ngrohtë do të vazhdojë, por në Bullgarinë Jugore dhe Lindore do të ketë reshje
Mërkurë 11 Shkurt 2026 19:35
Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 0 deri në 5 gradë. Në Sofje priten rreth 0°. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të Bullgarisë Jugore, ndërsa pasdite edhe në Lindje, do të ketë reshje shiu. Vranësirat, kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, përkohësisht do të shpërbëhen. Në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë luginës së lumit Struma do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Gjatë natës duke u gdhirë e premtja reshjet në Bullgarinë Lindore do të pushojnë, por nga jugperëndimi do të nisin të reja, të cilat pas mesnate do të përfshijnë Bullgarinë Jugore. Temperaturat maksimale do të jenë mes 7 dhe 12°, ndërsa në kryeqytet rreth 10°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje pasdite, të cilat nga fundi i ditës do të fillojnë të pushojnë nga jugu. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 7-8°. Temperatura e ujit të detit është 6-7°, ndërsa dallgëzimi do të jetë 2-3 ballë.
Në malet do të ketë vranësira të dendura. Do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi rreth 2000 metra – borë. Reshjet më të mëdha priten në malet Rodopa, Stranxha, Sakar dhe zonat lindore të malit Stara Pllanina. Pasdite, reshjet në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të pushojnë përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu, e cila pasdite përkohësisht do të ndryshojë drejtim nga perëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 metra – rreth 1°.
Të premten moti do të jetë i vranët, me reshje shiu në shumë rajone, më të dukshme në zonën e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në rajonet qendrore të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe në Rrafshinën e Danubit do të forcohet deri në mesatare. Temperaturat minimale do të mbeten pa ndryshim të madh, ndërsa ato ditore do të bien pak; temperaturat maksimale do të jenë midis 4 dhe 9°, ndërsa në rajonet juglindore deri rreth 12°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova