LAJME

Artikull

Presidentja caktoi Andrej Gjurov për kryeministër teknik

Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 15:06

Presidentja caktoi Andrej Gjurov për kryeministër teknik

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova caktoi nënkryetarin e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Andrej Gjurov, si kandidat për kryeministër teknik, njoftoi presidenca. Më 12 shkurt, në orën 10:00, Jotova do t’i ngarkojë atij detyrën për të formuar qeverinë teknike.

Andrej Gjurov është politikan bullgar nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) dhe ekspert në fushën e financave. Ai ka qenë deputet në disa parlamente dhe kryetar i grupit parlamentar të PP. Është mbështetës i linjës pro-evropiane në politikën bullgare. Gjatë konsultimeve te presidentja, partitë opozitare e përmendën pikërisht atë si një kandidat të mundshëm për kryeministër teknik.

Në vitin 2023, Gjurov u zgjodh nënkryetar i BNB-së, por në qershor 2024 Komisioni për Luftimin e Korrupsionit konstatoi papajtueshmëri për shkak të rolit të tij të njëkohshëm në një parti dhe në një shoqatë komerciale. Për këtë arsye, aktualisht ai është pezulluar nga posti, por jo i shkarkuar, pasi ka apeluar akuzat në Gjykatën Administrative të Lartë. Ai mbetet pjesë e listës së personave në poste që, sipas Kushtetutës, mund të emërohen kryeministër teknik.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva