Artikull
Mërkurë 11 Shkurt 2026 18:04
Mërkurë, 11 Shkurt 2026, 18:04
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova vendosi veto mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave në shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian mund të krijohen deri në 20 seksione zgjedhore jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullore bullgare në vendin përkatës, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit. Presidentja thekson se, kudo që të ndodhen, qytetarët e Bullgarisë i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet sipas Kushtetutës dhe se shteti është i detyruar të sigurojë barazi edhe në ushtrimin e së drejtës së votës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva