LAJME

Artikull

Kompani turistike nga disa kontinente në “Vacation & SPA Expo 2026”

Enjte, 12 Shkurt 2026, 05:05

Kompani turistike nga disa kontinente në “Vacation & SPA Expo 2026”

FOTO: bgtourism.bg

Madhësia e shkronjave

“Vacation & SPA Expo 2026” do të mbledhë nga 12 deri më 14 shkurt ekspozues nga disa kontinente në Inter Expo Center në Sofje. Pjesëmarrja e kompanive nga çdo segment i turizmit ofron mundësinë për një pamje të plotë të sektorit dhe për zbulimin e destinacioneve të panjohura. Formati ndërkombëtar mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria, Italia, Austria, Kina, Turqia, Sejshellet, Mauritiusi, Vietnami, Finlanda, Rumania, Greqia, Serbia, Algjeria, Uganda, Shqipëria, Uzbekistani.

Në kuadër të panairit turistik do të zhvillohet edhe edicioni i tretë i Panairit Pranveror Auto Retro, i organizuar nga Klubi Auto Retro i Sofjes në partneritet me Inter Expo Center.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva