LAJME

Artikull

Këshilli i BE-së i jep Bullgarisë fonde për mbrojtje në kuadër të programit SAFE

Enjte, 12 Shkurt 2026, 11:04

Këshilli i BE-së i jep Bullgarisë fonde për mbrojtje në kuadër të programit SAFE

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të marrë 490 milionë euro nga programi SAFE i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njofton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Qëllimi është investimi në prodhimin e industrisë së mbrojtjes përmes prokurimeve të përbashkëta publike.

Këshilli i BE-së miratoi një paketë vendimesh zbatuese, me të cilat sigurohet ndihma financiare. Kjo ndodhi pas vlerësimit pozitiv të Komisionit Evropian për planet kombëtare të investimeve në fushën e mbrojtjes.

Shuma maksimale e kredisë që vendi ynë mund të marrë është mbi 3.26 miliardë euro.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva