Artikull
Enjte 12 Shkurt 2026 19:40
Enjte, 12 Shkurt 2026, 19:40
FOTO: Radio Varna
Madhësia e shkronjave
Gjatë
24 orëve të ardhshme moti do të jetë i vranët. Gjatë natës, në disa zona të rajoneve
veriperëndimore do të ketë mjegull. Pas
mesnatës, nga jugperëndimi do të fillojë të bjerë shi. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
Në shumë zona të rajoneve jugore sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme,
ndërsa në pjesët juglindore do të ketë edhe aktivitet rrufesh. Do të fryjë erë
deri mesatare, në rajonet lindore përkohësisht e fortë, nga veriu–verilindja,
ndërsa në Fushën e Danubit – nga perëndimi. Temperaturat minimale në shumicën e
vendeve do të jenë mes 0° dhe 5°, në Sofje rreth 2°, ndërsa maksimalet – mes 5°
dhe 10°, në Sofje rreth 7°.
Në
male do
të jetë vranët. Në zonat e ulëta do të bjerë shi, ndërsa mbi 1500–1600 m
lartësi – borë. Reshje të konsiderueshme priten në rajonin Rilla–Rodope, në
Stranxha dhe Sakar. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga
veriu–verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 4°, ndërsa
në 2000 m rreth –1°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë vranët dhe në shumë vende do të bjerë shi. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga veriu–verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 8°–9°, ndërsa temperatura e ujit të detit 5°–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva