LAJME

Artikull

Greqia dhe Turqia vlerësojnë bashkëpunimin me Bullgarinë kundër migracionit

Enjte, 12 Shkurt 2026, 14:25

Greqia dhe Turqia vlerësojnë bashkëpunimin me Bullgarinë kundër migracionit

FOTO: Agjencia Anadolu

Madhësia e shkronjave

Mekanizmi trepalësh midis Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë për luftën kundër migracionit të paligjshëm po jep rezultate pozitive, thuhet në një deklaratë të përbashkët, e nënshkruar në Ankara nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kirjakos Micotakis, njoftoi BTA. Në dokument, Ankaraja dhe Athina theksojnë nevojën për vazhdimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi. Deklarata parashikon gjithashtu veprime të përbashkëta me pjesëmarrjen e Bullgarisë kundër përmbytjeve përgjatë rrjedhës së lumit Marica, si dhe rifillimin e punës së komisionit të përbashkët për menaxhimin e ujërave nga viti 2010.


 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova