Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 11:18
Premte, 13 Shkurt 2026, 11:18
Maria Bakallova
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Në Irlandën e Veriut nisën xhirimet e filmit të ri triller “No Way Off”, nën regjinë e Brian Kelly, me pjesëmarrjen e Maria Bakallova në rolin kryesor, raporton BTA.
Ngjarja zhvillohet natën e Krishtlindjeve, kur nëna e lodhur dhe e vetme, Nadja, dhe fëmija i saj flenë në autobus në rrugë për në shtëpi. Disa orë më vonë zgjojnë dhe zbulojnë se janë rrëmbyer nga shoferi që mban maskën e Babagjyshit. Udhëtimi në shkretëtirë shndërrohet në një betejë të tensionuar për mbijetesë.
Kompania Altitude është përgjegjëse për shitjet ndërkombëtare dhe do të prezantojë projektin para blerësve gjatë Tregut Evropian të Filmit (EFM), i cili zhvillohet në kuadër të festivalit të filmit “Berlinale” deri më 18 shkurt.
Regjisori Brian Kelly është i njohur për serialin e suksesshëm “Downton Abbey”. Në film do të luajnë edhe aktorët e njohur David Wilmot, Andrew Gower dhe Peter Mullan.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova