Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 12:11
Premte, 13 Shkurt 2026, 12:11
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Në Sofje u prezantuan qëndrimet e evropianëve për rolin e BE-së dhe të SHBA-së. Studimi vjetor u realizua nga Këshilli Evropian për Politikë të Jashtme (ECFR). “16% e evropianëve mendojnë se SHBA janë aleat, shumica e shohin Amerikën si partner të nevojshëm, por në disa çështje mund të jetë edhe kundërshtar”, komentoi zv/drejtuesja e këshillit, Vesella Çerneva.
Sipas të dhënave 44% e bullgarëve e perceptojnë SHBA-në si “partner të nevojshëm” të BE-së, 10% e konsiderojnë Amerikën “aleat”, 11% e shohin si “kundërshtar” dhe 13% e konsiderojnë “oponent”.
Nga ana tjetër, 34% e të anketuarve besojnë se BE-ja është një fuqi e madhe, ndërsa 48% mendojnë se nuk është.
Gjithnjë e më shumë evropianë mbështesin rritjen e fondeve për mbrojtjen dhe vendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Mbështetja më e madhe për rikthimin e shërbimit ushtarak është në Francë dhe Gjermani, ndjekur nga Bullgaria, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova