Shtunë 14 Shkurt 2026 06:25
Shtunë, 14 Shkurt 2026, 06:25
FOTO: Facebook/iefem
Madhësia e shkronjave
Në kuadër të Programit Kombëtar Shkencor “Zhvillimi dhe afirmimi i bullgaristikës jashtë vendit”, Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon itinerarin kulturor “Trashëgimia kulturore jomateriale e Bullgarisë. Kontributet bullgare në listat botërore të trashëgimisë kulturore kombëtare të UNESCO-s”. Ai është i destinuar për bullgaristë të rinj të huaj: studentë, doktorantë, studiues të rinj dhe postdoktorantë që studiojnë gjuhën dhe kulturën bullgare.
Instituti u ofron pjesëmarrësve mundësinë të njihen nga afër me Bullgarinë, kulturën dhe historinë e saj përmes trashëgimisë së saj kulturore jomateriale – “Gjyshet e Bistricës, polifoni arkaike, valle dhe rituale nga rajoni i Shopllukës”, “Festa popullore Surva/ Surova”, “Tradita e prodhimit të qilimave të Çiprovcit” etj. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të komunikojnë me bartës të trashëgimisë kulturore kombëtare, të shikojnë paraqitjet e tyre dhe, nëse dëshirojnë, të provojnë vetë të nxjerrin tingujt e këngës, të përsërisin hapat e valles, të vendosin një maskë survakari ose të endin fijet e qilimit.
Itinerari kulturor zgjat 5 ditë me 4 netë qëndrimi. Koha e zhvillimit: 2–6 korrik 2026.
Grupi do të përfshijë deri në 5 pjesëmarrës. Shpenzimet e udhëtimit deri në Sofje dhe kthimi, si dhe shpenzimet ditore, janë në ngarkim të pjesëmarrësve ose institucionit dërgues. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit përgjatë itinerarit mbulohen nga Programi Kombëtar Shkencor “Bullgaristika”.
Të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët në adresat e mëposhtme të emailit:
iva.stanoeva@iefem.bas.bg.ose stela.nenova@iefem.bas.bg.
Afati i regjistrimit është 22 maj 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva