Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 16:25
Premte, 13 Shkurt 2026, 16:25
godina e MPJ-së në Sofje
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka kundërshtuar kategorikisht mbajtjen e planifikuar të të ashtuquajturit "Marshimi i Llukovit", i organizuar nga Unioni Kombëtar Bullgar i ekstremit të djathtë më 14 shkurt, dhe u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për ta parandaluar atë.
"Ngjarje të tilla janë të papajtueshme me vlerat dhe traditat e shoqërisë bullgare dhe vendi ynë nuk do të lejojë që territori i tij të përdoret si skenë për manifestime ndërkombëtare të ekstremizmit, intolerancës, diskriminimit dhe urrejtjes. Ngjarje të tilla përdoren për ta paraqitur Bullgarinë në mënyrë të pamerituar në një dritë negative dhe për të errësuar arritjet e saj në fushën e të drejtave të njeriut", thuhet në një njoftim për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Marshimi i Lukovit organizohet në kujtim të Gjeneral Hristo Llukovit (1887-1943), Ministër i Luftës, i cili mbështeti afrimin më të ngushtë të Bullgarisë me Gjermaninë naziste.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva