Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 16:37
Premte, 13 Shkurt 2026, 16:37
FOTO: Ilijana Tipova
Madhësia e shkronjave
Paga mesatare për vendin për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 2678 leva, ose 1369 euro, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Ajo u rrit me mbi 5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Tradicionalisht, paga mesatare më e lartë është në qytetin e Sofjes - 1914 euro, ose 3743 leva - që nga dhjetori.
Në vendin e dytë për sa i përket pagës mesatare për dhjetorin e vitit të kaluar është Vraca - 1300 euro, e ndjekur nga rajoni i Sofjes - 1296. Në Varna është 1284 euro, dhe në Burgas - 1139 euro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva