Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Hënë 16 Shkurt 2026 16:25
Hënë, 16 Shkurt 2026, 16:25
FOTO: @bratyaagirovi
Madhësia e shkronjave
Kënga më e re me muzikë të kompozitorit Stefan Dimitrov sjell një mesazh të fortë dhe të qartë që në titullin e saj – “Jemi ende bullgarë”. E ndiejmë këtë edhe në ritmin, i cili është krijuar në një masë tipike të folklorit bullgar – 9/8. Iniciatori i gjithë projektit është Bllagovest Argirov. Për krijimin e “Jemi ende bullgarë”, kompozitori shton:
FOTO: @bratyaagirovi
“Kënga kaloi nëpër shumë metamorfoza – kishte një tekst tjetër, i cili ishte gjithashtu i bukur, por ideja nuk ishte ajo. Tani Margarita Petkova krijoi një tekst që, në këtë kohë dhe në këtë situatë në Bullgari, ka një ndikim shumë të fortë. Sepse me të vërtetë duhet bërë diçka e tillë – të bashkohemi, t’i ndihmojmë vetes. Teksti është jashtëzakonisht i bukur dhe i saktë.”
Përbërja e larmishme e interpretuesve që regjistruan këngën “Jemi ende bullgarë” është vetë një simbol i bashkimit – pranë vëllezërve Argirovi qëndrojnë legjenda e futbollit Hristo Stoiçkov, orkestra folklorike “Kanarite”, këngëtarët Toni Dimitrova dhe Doni. Të gjithë së bashku na thërrasin: “Të marrim veten në dorë. Të bëhemi një zemër. Për ty, Bullgari!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva