Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 17:30
Premte, 13 Shkurt 2026, 17:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti ratifikoi në lexim të parë dhe të dytë, brenda një seance të vetme, Marrëveshjen ndërmjet Sofjes dhe Shkupit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e arritur më 6 nëntor është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare të Bullgarisë për realizimin e lidhjes hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së rrjeteve hekurudhore të dy vendeve dhe ndërtimit të segmentit që mungon të Korridorit №8, thuhet në arsyetimin e projektligjit.
Zëvendëskryeministri dhe ministër në dorëheqje i transportit dhe komunikacioneve, Grozdan Karaxhov, theksoi se segmenti që mungon në territorin tonë është vetëm 2,4 km, nga stacioni hekurudhor Gjueshevo deri në Deve Bair. Sipas tij, pas më shumë se 83 vitesh do të rifillojë ndërtimi i objektit të nisur prej kohësh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova