LAJME

Artikull

Rosen Zheljazkov:

Bullgaria po ndërton industrinë dhe mbrojtjen e saj me prodhues botërorë

Premte, 13 Shkurt 2026, 17:34

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Po ndërtojmë kapacitetin industrial dhe mbrojtës të Bullgarisë në partneritet me prodhues kryesorë botërorë, deklaroi kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov në Munih, ku mori pjesë në konferencën vjetore të sigurisë së bashku me rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Ai dha si shembull takimin e sotëm me drejtuesit e “Schwarz Gruppe”, me të cilët po diskutohet krijimi i qendrave fleksibël të të dhënave për nevojat e biznesit dhe sektorit publik.

Kryeministri theksoi edhe bisedën e tij me drejtorin ekzekutiv të “Rheinmetall”, Armin Papperger, mbi përparimin e projektit strategjik për një fabrikë baruti dhe predhash në vendin tonë. Gjithçka është e siguruar, përfshirë edhe financimin, ndaj aktualisht po ecim sipas planit, nënvizoi Zheljazkov.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva