Artikull
Premte 13 Shkurt 2026 19:35
Premte, 13 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 0 dhe 5 gradë. Për Sofjen pritet 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Nga perëndimi, vranësirat do të shtohen dhe më vonë pasdite në rajonet perëndimore do të ketë shi. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 11 dhe 16°, ndërsa në kryeqytet rreth 11°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot i kthjellët. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë rreth 10–15°, uji i detit do të jetë 5–7°, ndërsa valët rreth 2–3 ballë.
Në male, vranësirat nga perëndimi do të shtohen dhe më vonë pasdite në masivet e maleve Rilla dhe Rodopet dhe rajonin perëndimor të malit Stara Pllanina do të ketë shi, ndërsa mbi 2000 metra do të bjerë dëborë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 9°, ndërsa në 2000 m rreth 2°.
Të dielën reshjet do të përfshijnë gjithë vendin. Ka mundësi për sasi të konsiderueshme shiu në disa zona të Bullgarisë Jugore dhe Lindore. Era do të fryjë nga jugu dhe do të forcohet, veçanërisht në Bullgarinë Lindore dhe në zonat pranë shpateve veriore të maleve. Do të mbetet relativisht ngrohtë, me temperatura minimale mbi zero dhe temperatura maksimale ndërmjet 12 dhe 17°. Më vonë gjatë ditës era do të ndryshojë drejt veriperëndimit, dhe me të do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova