LAJME

Artikull

Fushatë për të promovuar arsimin e lartë në Bullgari ndër të rinjtë nga diaspora

Dielë, 15 Shkurt 2026, 05:45

Fushatë për të promovuar arsimin e lartë në Bullgari ndër të rinjtë nga diaspora

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një fushatë informuese për promovimin e arsimit të lartë bullgar dhe lehtësimin e aplikimit për persona me origjinë bullgare që jetojnë jashtë vendit do të zhvillohet edhe këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës е Bullgarisë, në bashkëpunim me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Iniciativa realizohet në përputhje me Vendimin nr. 103 të Këshillit të Ministrave të vitit 1993 për zhvillimin e veprimtarisë arsimore ndër bullgarët jashtë atdheut, njofton BTA. 

Ukrainë, takimi do të mbahet online më 25 shkurt nga ora 14:00 deri në 16:00. Këtë e bëri të ditur zëvendësdrejtoresha për veprimtarinë mësimore-metodike të Gjimnazit të Bollgradit “Georgi Rakovski” në Ukrainë, Natalia Kara. 

Më 26 shkurt 2026 do të zhvillohet një takim informues për Moldavinë, gjithashtu online, nga ora 14:00 deri në 16:00, ndërsa më 27 shkurt – për Rumaninë. Në mars dhe maj janë planifikuar ngjarje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva