SPORT

Artikull

Historike: Ar për ekipin bullgar të badmintonit në Kampionatin Evropian

Hënë, 16 Shkurt 2026, 09:24

Historike: Ar për ekipin bullgar të badmintonit në Kampionatin Evropian

FOTO: Federata bullgare e badmintonit

Madhësia e shkronjave

Ditën e diel Bullgaria fitoi titullin e saj të parë historik në kampionatin evropian ekipor të badmintonit për femra në Stamboll (Turqi).

Vajzat e kombëtares, të drejtuara nga Petja Nedellçeva, mundën në finale favoritët nga Danimarka me rezultat 3–1. Ky është medalja e parë e artë dhe në total e treta në historinë e ekipit të femrave, si dhe suksesi i parë pas dhjetë vitesh, pas argjendit në vitin 2016 dhe bronzit në vitin 2014.

Përveç kësaj, Bullgaria siguroi edhe pjesëmarrjen në kampionatin botëror ekipor të badmintonit për femra, i cili do të zhvillohet në Danimarkë në fund të prillit.

 

Redaktoi: Vesella Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva