Artikull
Rumen Radev e nisi fushatën e tij zgjedhore mes komunitetit bullgar në Berlin
Hënë 16 Shkurt 2026 10:04
Hënë, 16 Shkurt 2026, 10:04
Р
FOTO: Facebook/Presidenti Rumen Radev
Madhësia e shkronjave
Në një takim me komunitetin
bullgar në Berlin, presidenti në dorëheqje Rumen Radev njoftoi se më së voni më
4 mars ai dhe ekipi i tij do të paraqesin për regjistrim në Komisionin Qendror
Zgjedhor një koalicion me një emër të qartë. Ai premtoi se do të shpallet edhe
programi i formacionit. Radev shpjegoi se për pjesëmarrje në zgjedhjet e
ardhshme nuk ka kohë për krijimin e një partie dhe theksoi se po mblidhet një
ekip i madh bashkëmendimtarësh që të hyjnë në “shpërbërjen e këtij modeli
oligarkik”. “Të gjithë thonë se do të fitoj votën, por le ta tregojë
rezultati”, shtoi Radev.
“Besoj se bullgarët jashtë vendit nuk janë dhe nuk do të mbeten indiferentë ndaj fatit të atdheut”, theksoi ish-presidenti. Ai kujtoi se Tranzicioni ka larguar 2 milionë bullgarë nga atdheu në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit dhe shtoi se një nga synimet e hyrjes së tij në politikën parlamentare është që Bullgaria të ndryshojë në mënyrë të tillë që ata dhe fëmijët e tyre të zgjedhin rrugën e kthimit në shtëpi, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva