Artikull
Sipas “Market Links”, koalicioni i Radevit mund të marrë rreth 25.5% të votës
Hënë 16 Shkurt 2026 11:21
Hënë, 16 Shkurt 2026, 11:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në parlamentin e ardhshëm mund të hyjnë mes 4 dhe 6 formacione. Nëse zgjedhjet zhvilloheshin tani, në Kuvendin e ri do të hynin koalicioni rreth ish-presidentit Rumen Radev, GERB-SDS, “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), DPS – Fillimi i Ri dhe “Vëzrazhane”. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i agjencisë sociologjike “Market Links”, i zhvilluar nga 7 deri më 13 shkurt dhe i prezantuar në bTV.
Formacioni i Rumen Radevit fiton zgjedhjet me 25.6% të atyre që kanë deklaruar se do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme. Të dytët janë GERB-SDS me 15.4%, ndërsa të tretët PP-DB me 12.5%, tregojnë të dhënat. Pasojnë “DPS – Fillim i Ri” me 10.5% dhe “Vëzrazhdane” me 4.5%.
56% kanë deklaruar gatishmëri të fortë për të shkuar në qendrat e votimit, 19% janë më tepër të prirur të votojnë, ndërsa 11% refuzojnë, tha sociologu Dobromir Zhivkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva