LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 17 shkurtin

Do të bjerë shi në të gjithë vendin, në veri dhe në male do të bjerë edhe borë

Hënë, 16 Shkurt 2026, 19:40

Parashikimi i motit për 17 shkurtin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°. Për Sofjen priten 2°. Nën ndikimin e një cikloni të thellë mesdhetar, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përhapura, lokalisht të konsiderueshme, kryesisht me shi, ndërsa në rajonet veriperëndimore dhe në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore edhe me borë. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, në Bullgarinë Jugore nga lindja-juglindja. Në mbrëmje era do të kthehet nga veriperëndimi dhe do të forcohet, duke sjellë ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 2–3°, në veriperëndim deri në 10–12°, ndërsa në kryeqytet rreth 5°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje. Në veri shiut do t’i përzihet edhe borë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 6° në veri deri në 9° në jug. Temperatura e ujit të detit është 5–7°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në male do të jetë me vranësira dhe reshje bore. Do të bjerë shi në Stranxha dhe Sakar. Në disa vende sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme. Do të fryjë erë e fortë nga jugu, e cila në mbrëmje do të kthehet nga veri-veriperëndimi dhe do të forcohet. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 2°, ndërsa në 2000 m rreth minus 2°.

Të mërkurën reshjet do të pushojnë, më vonë në rajonet lindore. Në pjesën perëndimore të vendit vranësirat do të shpërndahen dhe në shumë zona moti do të bëhet kryesisht me diell. Do të mbetet me erë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva