EKONOMI

Artikull

Këshilli Fiskal kërkon që qeveria teknike të ulë pagat shtetërore

Hënë, 16 Shkurt 2026, 13:26

Këshilli Fiskal kërkon që qeveria teknike të ulë pagat shtetërore

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Politika aktuale e pagave për të punësuarit në sektorin publik duhet të rishqyrtohet. Gjendja e sektorëve dhe sistemeve të ndryshme kërkon reforma të rëndësishme, përfshirë ndryshime në modelin e funksionimit. Kjo thuhet në një material të Këshillit Fiskal të Bullgarisë me temë “Rekomandime për politikën fiskale të qeverisë teknike”.

Sipas këshillit, barra e shpenzimeve për personelin është tepër e lartë, duke arritur në 11% të PBB-së së vendit. Rritja më e shpejtë e të ardhurave krahasuar me inflacionin nxit konsumin dhe krijon inflacion shtesë, ndërsa rritja e pagave shtetërore detyron edhe sektorin privat të rrisë pagat, thuhet në analizë.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave, në janar 2026 inflacioni mujor është 0.6%, ndërsa inflacioni vjetor krahasuar me janarin 2025 është 3.5%. 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva