LAJME

Artikull

Vdekjet në rrugët e Bullgarisë janë ndjeshëm mbi mesataren e BE-së

Hënë, 16 Shkurt 2026, 15:42

Vdekjet në rrugët e Bullgarisë janë ndjeshëm mbi mesataren e BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Numri i vdekjeve në rrugët e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë mbetet ende ndjeshëm mbi mesataren e BE-së, dhe kjo tregon nevojën për më shumë veprime në këto shtete, thuhet në një raport të Komisionit Evropian, i prezantuar sot, raporton BTA. Raporti gjithashtu vë në dukje se që nga viti 2019, vdekjet në rrugët e BE-së u ulën mesatarisht me 12%. Vetëm Bullgaria, Belgjika, Danimarka, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia janë në rrugën për të arritur qëllimin për uljen e numrit të aksidenteve rrugore me 50% deri në vitin 2030.

Me një mesatare prej 45 vdekje në aksidente për një milion banorë në BE vitin e kaluar, në Bullgari u regjistruan 74; për vitin 2019, mesatarja e BE-së ishte 51, ndërsa në Bullgari ishte rreth 90 për 1 milion banorë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova