Artikull
Pesimizmi i biznesit për të ardhmen e ekonomisë së Bullgarisë thellohet
Hënë 16 Shkurt 2026 16:37
Hënë, 16 Shkurt 2026, 16:37
FOTO: Dhoma Ekonomike e Bullgarisë
Madhësia e shkronjave
66% e pjesëmarrësve në anketën vjetore të Dhomës Ekonomike Bullgare presin një rënie ekonomike në vitin 2026, ndërsa 13% të tjerë nuk presin ndryshim, tregojnë rezultatet e sondazhit të Dhomës “Viti 2025 nga këndvështrimi i biznesit”. Konsultimi online u realizua gjatë periudhës 7 nëntor – 7 dhjetor 2025 mes 847 ndërmarrjeve mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha nga të gjitha sektorët e ekonomisë dhe nga e gjithë vendi. Për krahasim, në anketën “Viti 2024 nga këndvështrimi i biznesit”, 41% e të anketuarve priste një rënie ekonomike në vitin 2025, ndërsa 21% prisnin ruajtjen e nivelit aktual.
Si pengesat më të mëdha për biznesin, të anketuarit theksuan mungesën e fuqisë punëtore, burokracinë, barrën rregullatore, ndryshimet e shpeshta në legjislacion dhe korrupsionin. Një problem i rëndësishëm shihet edhe te sistemi i papërshtatshëm gjyqësor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova