Artikull
Plovdivi pret ekspozitat ndërkombëtare të sektorit bujqësor
Martë 17 Shkurt 2026 06:55
Martë, 17 Shkurt 2026, 06:55
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Ekspozitat ndërkombëtare AGRA, “Vinaria” dhe “Foodtech” 2026 do të mbledhin në Plovdiv biznesin, shkencën dhe inovacionet në sektorin agrar nga 17 deri më 21 shkurt. Ato organizohen nga Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit dhe zhvillohen nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Bashkëorganizatorë të forumit janë AGROTECH, Akademia Bujqësore, Bashkimi i Enologëve dhe Universiteti i Teknologjive Ushqimore, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare.
Gjatë pesë ditëve, Plovdivi dhe Panairi Ndërkombëtar do të jenë mikpritës të kompanive kryesore dhe teknologjive të reja në bujqësi, industrinë e verës dhe vreshtarisë, si dhe në industrinë ushqimore. Koncepti i ri me Qytetin e Verës dhe Qytetin e Delikatesave në pavijone të veçanta ndihmon në profilizimin më të qartë të sektorëve dhe në rritjen e interesit nga ekspozuesit, theksojnë organizatorët.
Do të prezantohen të gjitha fushat e bujqësisë – makineri, pajisje, blegtori, prodhim biologjik, prodhim farërash, mbrojtje të bimëve, zgjidhje digjitale dhe shërbime agro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova