EKONOMI

Artikull

Tërheqja e levave vazhdon sipas planit, por procesi do të ngadalësohet

Martë, 17 Shkurt 2026, 09:02

Tërheqja e levave vazhdon sipas planit, por procesi do të ngadalësohet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

84.5% e levave që ishin në qarkullim në fillim të vitit 2025 tashmë u tërhoqën, njoftoi Banka Kombëtare e Bullgarisë (BNB) në faqen e saj zyrtare. Jashtë arkave të BNB-së, deri më 16 shkurt, mbeten 4.8 miliardë leva në kartëmonedha dhe monedha. Procesi i zëvendësimit të parave po zhvillohet sipas planeve operative të miratuara, thekson banka qendrore. Në qarkullim u hodhën kartëmonedha dhe monedha euro në vlerë mbi 7.2 miliardë euro, duke siguruar funksionimin normal të sistemit të pagesave dhe ekonomisë. Deri më 6 shkurt 2026, kartëmonedhat dhe monedhat euro të hedhura në qarkullim ishin mbi 6.7 miliardë euro, ndërsa levat e tërhequra përbënin 81%.

Qytetarët mund t’i këmbejnë levat në bankat tregtare dhe në degët e Postave Bullgare deri në fund të vitit 2026. Deri më 1 korrik kjo do të jetë pa pagesë. Këmbimi i levave në BNB do të kryhet pa tarifa pa afat kohor.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova