LAJME

Artikull

KNSB pret buxhet të rregullt në mesin e vitit 2026

Martë, 17 Shkurt 2026, 10:17

Pllamen Dimitrov

Pllamen Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB) pret përfundimin e procedurës për miratimin e buxhetit të rregullt të shtetit për vitin 2026, në mënyrë që të kërkojë paga më të larta për të punësuarit në sektorin buxhetor. Këtë e deklaroi për Agjencia Telegrafike Bullgare kryetari i sindikatës më të madhe bullgare, Pllamen Dimitrov, në një intervistë me rastin e 17 shkurtit, kur para 36 vitesh u themelua konfederata. Ai pret që një buxhet i rregullt të miratohet në mesin e vitit, ndërsa në mars të ketë një zgjatje të re të buxhetit tashmë të zgjatur.

“Ne vazhdojmë të pohojmë se nuk kishte asgjë shqetësuese në variantin e dytë të ndryshuar të buxhetit të rregullt, i cili u ripunua seriozisht dhe u dakordësua mes sindikatave dhe punëdhënësve”, tha Dimitrov, duke kujtuar situatën rreth dorëheqjes së qeverisë pas protestave në fillim të dhjetorit 2025. “Kërkesa jonë minimale ishte një rritje prej 10% e të ardhurave. Kjo përbënte rreth 1 miliard euro shtesë”, komentoi ai. Aktualisht rritja është 5% dhe nuk vlen për të gjithë, shtoi ai. Sipas tij, të punësuarit në arsim, shkencë, shëndetësinë komunale dhe kulturë nuk do të marrin rritjen e nevojshme. Për shkak të mungesës së rritjes së pagave, faturave më të larta të energjisë elektrike dhe rritjes së çmimeve, Dimitrov parashikon shtim të tensioneve mes qytetarëve.

Ai u shpreh gjithashtu kundër ndryshimeve në ligjin për importimin e punëtorëve nga vende jashtë Bashkimit Evropian, pasi, sipas tij, nuk janë respektuar procedurat e konsultimit me partnerët socialë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova