TURIZËM

Artikull

Numri i turistëve në vitin 2025 u rrit me 5.8%

Më shumë janë vizitorët nga Turqia, Izraeli dhe Gjermania

Martë, 17 Shkurt 2026, 11:54

Mirosllav Borshosh

Mirosllav Borshosh

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Turizmi bullgar gjatë vitit 2025 shënoi rritje të fortë sa i përket numrit të turistëve, netëqëndrimeve dhe të ardhurave. Këtë e deklaroi ministri i turizmit në dorëheqje, Mirosllav Borshosh, raportoi BGNES. Bullgaria renditet mes 10 vendeve të para në Evropë për rritjen e turizmit, me një shtim prej 5.8%. Ky është viti, në të cilin turizmi bullgar u rikuperua plotësisht nga kriza e COVID-19. Numri i turistëve është 16% më i lartë krahasuar me vitin 2019. Ka rikuperim të plotë si në numrin e turistëve të huaj, ashtu edhe të atyre vendas, shtoi Borshosh.

“Kemi rritje në disa nga tregjet kryesore – Turqia me 61%, Izraeli me 30%, Gjermania me 24%. Gjatë këtij viti arritëm të zhvillojmë të ashtuquajturve “muaj – krahë të sezonit” – përveç muajve klasikë qershor, korrik dhe gusht, kemi për prillin rritje prej 5% të tregut turistik, për majin 7.8%, për shtatorin 5.2% dhe për tetorin 11%, që është një rezultat domethënës”, shtoi edhe ministri.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova