Artikull
Sallata bullgare “Snezhanka” më e pëlqyera ndër ushqimet me kastravec
Martë 17 Shkurt 2026 12:36
Martë, 17 Shkurt 2026, 12:36
FOTO: TasteAtlas
Madhësia e shkronjave
Sallata e njohur bullgare “Snezhanka” renditet në vendin e parë mes ushqimeve më të pëlqyera me kastravec në botë, sipas renditjes së platformës globale gastronomike TasteAtlas. “Snezhanka” kaloi përpara disa ushqimeve ikonike ballkanike, si xaxiki grek dhe xhaxhëk-u turk.
Sallata “Snzjanka”, e përgatitur me kos të kulluar, kastravecë, hudhër, kopër, vaj dhe kripë, mori një vlerësim prej 4.3. Varianti grek i kësaj sallate, xaxiki, renditet i dyti me 4.2, ndërsa xhaxhëk-u turk është i 11-ti me 4. Pas tij, në vendin e 12-të është supa verore bullgare tarator me notë 3.9. Në mënyrë surprizuese mungon sallata “Shopska”, megjithëse në renditje janë përfshirë sallata të ngjashme nga Greqia, Turqia, Serbia, Izraeli, Irani dhe Afganistani, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Vlerësimi bazohet në opinionet e përdoruesve të faqes, e cila ka një sistem filtrimi për votat e automatizuara, nacionalistëve ose patriotëve lokalë. Deri më 24 janar 2026 u regjistruan 940 959 vlerësime, prej të cilave 610 190 u pranuan si legjitime.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova