EKONOMI

Artikull

Pagat u rritën me 11% në një vit, por jo në mënyrë të barabartë

Martë, 17 Shkurt 2026, 13:36

Pagat u rritën me 11% në një vit, por jo në mënyrë të barabartë

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Paga mesatare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 ishte 1369 euro, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Gjatë një viti, paga mesatare u rrit me 11%, por dallimet në pagesë sipas rajoneve dhe sektorëve janë të dukshme.

Të ardhurat më të larta janë në Sofje, duke tejkaluar dukshëm të gjitha rajonet e tjera. Në fund të vitit 2025, paga mesatare në Sofje ishte 1914 euro. Ndër rajonet e tjera me të ardhura më të larta janë Vraça – 1301 euro, Varna – 1284 euro, dhe Rrethi i Sofjes – 1296 euro.

Në anën tjetër, më të ulëta janë pagat në Vidini me 932 euro mesatarisht. Më të ulëta janë të ardhurat edhe në Kjustendill, Bllagoevgrad dhe Montana.

Gjatë janarit 2026, papunësia në vend ishte 5.4%, njoftoi Agjencia e Punësimit. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, ajo u ul me 0.17 pikë përqindjeje.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova