Artikull
Bullgaria do të përfaqësohet në “Festivalin e Martenicës” në Bruksel
Mërkurë 18 Shkurt 2026 06:05
Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 06:05
FOTO: Elena Rentea/ ULB - Université libre de Bruxelles
Madhësia e shkronjave
Për të katërtin vit me radhë, Bullgaria merr pjesë në nismën e bukur pranverore “Festivali i Martenicës 2026”, e cila mbledh traditat ballkanike në një vend në Bruksel, njofton korrespondentja jonë Daniella Goleminova. Festivali do të zhvillohet më 22 shkurt në Sallën e Mermerit të ULB, Avenue Franklin Roosevelt 50, Bruksel, nga ora 10:00 deri në 18:00.
Këtë vit, nikoqir sipas parimit të rotacionit është Rumania, ndërsa në festival marrin pjesë edhe Moldavia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Partner nga ana bullgare është Shoqata Kulturore Bullgare në Belgjikë, me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Belgjikë dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët jashtë Vendit.
Sipas traditës sonë, më 1 mars njerëzit shkëmbejnë marteniça (verore) – stoli prej fijeve të bardha dhe të kuqe, me urime për shëndet. Martenca lidhet gjithashtu me ardhjen e pranverës.
Tradita e martenices është regjistruar si element i përbashkët i Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s për trashëgiminë kulturore jomateriale të njerëzimit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva