Artikull
Studentë nga 33 shtete morën diplomat nga Universiteti Mjekësor i Sofjes
Martë 17 Shkurt 2026 15:58
Martë, 17 Shkurt 2026, 15:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në total 604 të diplomuar nga viti 2025 i Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Mjekësor – Sofje morën diplomat e tyre dhe dhanë Betimin e Hipokratit në një ceremoni solemne në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, njofton BTA. Ndër të diplomuarit, 243 janë nga Bullgaria, ndërsa 361 janë studentë të huaj nga 32 shtete. 258 prej mjekëve të rinj kanë përfunduar me sukses të shkëlqyer.
Përfundimi i studimeve gjashtëvjeçare është një finale e suksesshme, ku dijenia takohet me thirrjen dhe përpjekjet shndërrohen në një mision për gjithë jetën, tha rektori i Universitetit Mjekësor – Sofje, prof. dr. Bojço Llanxhov.
Në ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja Ilijana Jotova, e cila shprehu mirënjohje në emër të institucionit presidencial për punën e të gjithë mjekëve dhe pedagogëve të tyre.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva