Artikull
Sondazh i “Mjara”: 5 parti hyjnë në parlament, dy janë në prag
Martë 17 Shkurt 2026 16:28
Martë, 17 Shkurt 2026, 16:28
FOTO: myara.bg
Madhësia e shkronjave
Dy muaj para zgjedhjeve, një sondazh i agjencisë sociologjike “Mjara” tregon se në parlamentin e ardhshëm do të hynin pesë formacione politike, ndërsa dy të tjera janë pranë pragut prej 4 për qind.
Anketa është zhvilluar në periudhën 9–15 shkurt me 812 qytetarë bullgarë të rritur. Sipas të dhënave, në vend të parë renditet formacioni rreth Rumen Radevit, i cili do të fitonte 33.3% të votave. GERB‑SDS deklaron mbështetje prej 18.9%, PP‑DB – 12.7%, DPS‑Fillimi i Ri – 10.7%, ndërsa “Vëzraxhane” – 6.8%. MEÇ dhe BSP janë pranë hyrjes në parlament, përkatësisht me 3.9% dhe 3.7% të votave.
Jashtë parlamentit do të mbeten “Veliçie”, “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe APS.
Sociologët parashikojnë pjesëmarrje të lartë në votime – mbi 50%, që do të thotë se më shumë se 3 milionë bullgarë do të shkojnë në qendrat e votimit.
Sondazhi është porositur, zhvilluar dhe financuar nga agjencia “Mjara” mes 812 të rriturve në periudhën 9–15 shkurt.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva