Artikull
Martë 17 Shkurt 2026 17:06
Martë, 17 Shkurt 2026, 17:06
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Eksporti i verës bullgare ka rënë gjatë viteve të fundit, por të ardhurat nga eksporti janë rritur një herë e gjysmë, gjë që tregon se prodhuesit vendas e shesin produktin e tyre me çmime më të larta. Këtë e deklaroi drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Vreshtarisë dhe Verës, Krasimir Koev, në Plovdiv, ku sot u hap panairi ndërkombëtar i specializuar “Vinarija”, njofton korrespondentja jonë Kremena Daneva.
Krasimir Koev
FOTO: BTA
Në vend funksionojnë 365 kantina vere. Sipas statistikave, ato kanë përpunuar dhe prodhuar rreth 64 milionë litra nga vjelja e vitit 2025. Një tendencë pozitive është se gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin këtë sektor për zhvillimin e tyre profesional – 77% e të punësuarve në sektorin e verës janë nën 50 vjeç, theksoi Kojev.
Në mbi 150 prej kantinave ka pjesëmarrje të huaj, gjë që tregon për interes të shtuar nga investitorët.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva