Artikull
Bullgaria në Seancën Hyrëse të Këshillit për Paqe në Uashington
Martë 17 Shkurt 2026 18:32
Martë, 17 Shkurt 2026, 18:32
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të marrë pjesë
në Seancën Hyrëse të Këshillit për Paqe në Uashington më 19 shkurt 2026, me
ftesë të themeluesit dhe kryetarit‑themeltar, Donald Trump, president i
SHBA‑së. Vendimi u mor në ndoshta mbledhjen e fundit të qeverisë në dorëheqje
të Rosen Zheljazkov.
Është caktuar një delegacion treanëtarësh i kryesuar nga Ivan Najdenov, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Anëtarët e tjerë janë Konstantin Dimitrov, drejtor i përgjithshëm për çështjet politike në ministri, dhe Stefka Jovçeva, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Bullgarisë në Uashington.
Delegacioni i Bullgarisë do
të marrë pjesë si përfaqësues i një shteti pa të drejtë vote, në përputhje me
Statutin e Këshillit për Paqe.
Pjesëmarrja e Bullgarisë është në përputhje me pozitën e qartë të vendit tonë në mbështetje të përpjekjeve për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme, thekson qeveria.
Karta e Këshillit për Paqe në Gaza u nënshkrua në Davos nga kryeministri në dorëheqje Zheljazkov, por dokumenti nuk është ratifikuar nga parlamenti.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva