Artikull
Parashikimi i motit për 18 shkurtin 2026
Kod i verdhë dhe portokalli për erë të fortë u shpall për të gjithë vendin
Martë 17 Shkurt 2026 19:35
Martë, 17 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 3°. Për Sofje parashikohet në mëngjes -1°. Gjatë ditës, reshjet nga perëndimi do të ndalen, dhe pasdite vranësira do të shpërndahet duke u kthyer kryesisht në diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të forte nga veriperëndimi,. Temperaturat maksimale do të jenë nga 2 deri në 7°, ndërsa në kryeqytet rreth 3°.
Në Bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira. Në shumë zona do të ketë reshje shiu, të cilat në mëngjes do të kalojnë në borë. Kryesisht përgjatë bregut verior do të ketë rrezik për akull. Do të fryjë erë veriperëndimore, mesatare dhe e fortë, me të cilën do të hyjë ajër i ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë 4–5°. Uji i detit do të jetë nga 6 deri në 7°, ndërsa lartësia e valëve do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në malet do të jetë me vranësira dhe reshje bore. Në disa rajone reshjet do të jenë të konsiderueshme dhe do të formohet një shtresë e re dëbore. Do të fryjë erë veriperëndimore e fortë dhe e stuhishme, ndërsa nëpër kalime malore do të ketë kushte të stuhisë së borës dhe grumbullime të dëborës. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth -5°, ndërsa në 2000 m rreth -9°.
Të enjten do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të larta dhe të shpërndara. Era do të dobësohet dhe do të jetë nga jug-jugperëndimi. Në disa vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull. Në mëngjes do të jetë ftohtë, me temperatura minimale nga -7 deri në -2°, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të lëvizin nga 7 deri në 12°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova