POLITIKË

Artikull

Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut në fokus ndërkombëtar

Çështja u ngrit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me kërkesë për masa kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit bullgar

Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 08:52

Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut në fokus ndërkombëtar

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Një pyetje me shkrim mbi masat kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit etnik bullgar në Maqedoninë e Veriut u paraqit në Këshillin e Evropës. Dokumenti iu drejtua Komitetit të Ministrave dhe u regjistrua më 17 shkurt 2026, njoftoi agjencia BGNES. Teksti u nënshkrua nga Denica Saçeva, përfaqësuese e Bullgarisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Pasi renditen raste dhe praktika konkrete në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit, dokumenti i drejton Komitetit të Ministrave dy pyetje: A është i gatshëm ai t’u bëjë thirrje autoriteteve në Shkup të miratojnë masa gjithëpërfshirëse për kufizimin e dhunës ndaj komunitetit bullgar dhe për një luftë aktive kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes ndaj bullgarëve? Pyetja e dytë është: Çfarë hapash do të ndërmerren në këtë drejtim?


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova