LAJME

Artikull

Gjykata Evropiane ndalon infiltrimin e agjentëve në kompani dhe organizata

Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare nuk mund të vendosë agjentë të infiltruar në kompani dhe organizata

Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 09:28

Gjykata Evropiane ndalon infiltrimin e agjentëve në kompani dhe organizata

FOTO: AFP

Madhësia e shkronjave

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dënoi Bullgarinë për shkak të një ligji që lejon Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare të depërtojë në ndërmarrje, organizata jofitimprurëse ose në administratë në emër të sigurisë kombëtare, njoftoi agjencia franceze e lajmeve, e cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. “Në rregullimin e përdorimit të “agjentëve të fshehtë” mungojnë masat minimale mbrojtëse kundër arbitraritetit dhe abuzimeve”, siç kërkohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, thuhet në vendim. Gjykata në Strasburg, e vënë në lëvizje nga një organizatë jofitimprurëse mjedisore, vendosi se ligji shkel të drejtën e paprekshmërisë së strukturave ku mund të kryhet infiltrimi. Nuk u vendos asnjë sanksion financiar, pasi u vlerësua se organizata jofitimprurëse nuk ka provuar se ligji i ka shkaktuar dëm.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova