EKONOMI

Artikull

Rritja ekonomike do të vazhdojë në vitin 2026, inflacioni pritet të qetësohet

Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 12:44

Rritja ekonomike do të vazhdojë në vitin 2026, inflacioni pritet të qetësohet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian, me një rritje prej 3 për qind për vitin 2025, dhe do ta ruajë këtë ritëm edhe në vitin 2026. Këtë e tha redaktorja e përvitshmes “Indeksi i Demokracisë” dhe drejtuese e ekipit të analistëve për Evropën pranë njësisë kërkimore të revistës “Ekonomisti” Xhoana Hoi, gjatë konferencës së organizuar nga revista në Sofje, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare. Hoi e cilësoi konsumin privat si motor të rritjes, në kombinim me kërkesën e jashtme dhe me parashikimin për rritje të ndjeshme të interesit të investitorëve të huaj ndaj Bullgarisë dhe Ballkanit, në lidhje me procesin e shkurtimit të zinxhirëve të furnizimit.

Ajo theksoi edhe sfidat për vendin. Në radhë të parë është rënia e popullsisë, ndërsa zhvillimet demografike do të sjellin sfida fiskale. Nevojiten më shumë investime në infrastrukturë, në mbrojtjen e mjedisit dhe në burimet e ripërtëritshme të energjisë, shtoi studiuesja.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova