LAJME

Artikull

Turqia i bashkohet kërkimeve për gaz dhe naftë në “Han Tervel”

Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 17:14

Turqia i bashkohet kërkimeve për gaz dhe naftë në “Han Tervel”

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Turqia po i bashkohet kërkimeve për gaz dhe naftë në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi. Kompania kombëtare Türkiye Petrolleri (TPAO) nënshkroi në Stamboll një partneritet të ri me “Shell”, duke iu bashkuar licencës për bllokun “Han Tervel”. Ai ndodhet pranë vendburimit të madh turk Sakarya.

Partneriteti do t’i japë Turqisë një licencë pesëvjeçare për kërkime në zonën ekskluzive ekonomike bullgare.

Lajmin e njoftoi ministri turk i energjetikës, Alparslan Bayraktar, i cituar nga BTA.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva