Artikull
Dielë 22 Shkurt 2026 07:00
Dielë, 22 Shkurt 2026, 07:00
Todor Ovçarov
FOTO: sofialive.bg
Madhësia e shkronjave
Shoqata Kulturore Bullgare “Penço Sllavejkov” në Lajpcig organizon një lexim letrar me autorin Todor Ovçarov më 28 shkurt – njofton BTA. “Në pritje të Panairit të Librit në Lajpcig, kemi përgatitur lexime letrare frymëzuese me autorë bullgarë” – informon ekipi i shoqatës. Mysafirë të veçantë nga Vjena dhe nga Bullgaria do të jenë Todor Ovçarov dhe Georgi Bardarov, ndërsa Rosen Dimitrov, Rosi Trifonova dhe shkrimtarë të tjerë të talentuar bullgarë, që jetojnë në Lajpcig, do të prezantojnë veprat e tyre në kuadër të Klubit të Grave pranë shoqatës “Penço Sllavejkov”.
Programi i leximit letrar me Todor Ovçarov përfshin koktejl, lexim në gjuhën gjermane, si dhe shitje librash dhe dhënie autografësh pas ngjarjes.
FOTO: Shoqata Kulturore Bullgare "Penço Sllavejkov" në Lajpcig
Todor Ovçarov jeton në Vjenë dhe punon për FM4 – program radiofonik kombëtar austriak në kuadër të korporatës publike radiotelevizive të Austrisë ORF. Audienca kryesore e FM4 është rinore, një pjesë e madhe e programimit muzikor zë vend nga roku alternativ dhe muzika elektronike. Çdo të mërkurë në valët e FM4 transmetohet podkasti i Ovçarov “Mit Akzent” (“Me theks”), në të cilin me zgjuarsi dhe ironi komentohen tema shoqërore. Mjeshtri i tregimit satirik Todor Ovçarov shkruan me depërtim dhe humor për bullgarët dhe njerëzit nga Ballkani, për politikën dhe kulturën, për jetën midis Lindjes dhe Perëndimit.
Todor Ovçarov
FOTO: sofialive.bg
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski